Kapshticë, kapen dy persona që kishin kapërcyer afatet e Shengenit dhe falsifikuar vulat Paratë e ryshfetit

Kapshticë, kapen dy persona që kishin kapërcyer afatet e Shengenit dhe falsifikuar vulat

08:28, 22/12/2022
A+ Aa A-

Policia e Shtetit ka nisur procedimin në gjendje të lirë të qytetarëve shqiptarë që kanë tentuar të kalojnë kufirin të kapur me shkelje: ose me tejkalim të afatit të qëndrimit në vendet e BE-së ose me vula të falsifikuara në pasaportë.

Policia tha se punonjësit e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, gjatë regjistrimit të shtetasve që kalonin kufirin, kapën dy tentativa për të kaluar kufirin në mënyrë të parregullt, konkretisht:

I pari ishte I. C, 46 vjeç, banues në Paskuqan të Tiranës, që në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në momentin kur punonjësi i Policisë i ka kërkuar pasaportën, ai ia ka dhënë atë, me një kartëmonedhë 20 euro në brendësi të saj, me qëllim shmangien e procedurave të kontrollit të dokumentacionit, për shkak se kishte kaluar afatin e qëndrimit të ligjshëm jashtë Shqipërisë.  

Gjithashtu, gjatë kontrollit të dokumentacionit të L.F, 35 vjeç, banues në fshatin Novoselë të Maliqit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në pasaportën e tij, 5 vula të dyshuara të falsifikuara.   

Në vijim, hetuesit e Krimeve Ekonomiko-Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin I. C., për veprën penale "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike" dhe për shtetasin L. F., për "Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve".    

Të dy rastet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco