U deklarua e humbur ditën e djeshme, gjendet 15 vjeçarja italiane në Vlorë

U deklarua e humbur ditën e djeshme, gjendet 15 vjeçarja italiane në Vlorë

21:04, 21/12/2022
A+ Aa A-

Gjendet pas 24 orësh shtetasja italiane 15-vjeç e cila ishte deklaruar e humbur nga prindërit. Mamaja e saj 39 vjec kishte bërë denoncim ditën e djeshme për humbjen e kontakteve me vajzën e mitur.

 Policia është vënë në kërkim dhe e ka lokalizuar teksa pas shpalljes së humbur dhe daljes në media të njoftimit vajza në fjalë është kthyer në banesë sipas burimeve të policisë së Vlorës. Në dëshminë e saj ka deklaruar se ishte larguar me dëshirë me një djalë.

Vlen të theksohet se është hera e dytë brenda 3 apo 4 muajve të fundit që kjo shtetase largohet nga banesa dhe më pas ose gjendet nga policia ose kthehet sërish në banesë

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco