EMRAT/ Dhunuan punonjësin e OSHEE, i goditën edhe makinën, dy të arrestuar në Lezhë

EMRAT/ Dhunuan punonjësin e OSHEE, i goditën edhe makinën, dy të arrestuar në Lezhë

19:32, 21/12/2022
A+ Aa A-

Policia e Lezhës, nën drejtimin e Prokurorisë, mbështetur në inteligjencën informativekanë zbardhur detaje të reja në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 30 nëntor 2022, në aksin rrugor “Shënkoll-Lezhë”, ku u dhunua fizikisht shtetasi E. P., 43 vjeç, me detyrë drejtor i OSHEE, Lezhë.

Si rezultat i operacionit “Fundviti”, u identifikuan, u kapën dhe u ndaluan shtetasit L. P., 27 vjeç dhe S. M., 27 vjeç, të dy banues në Lezhë, për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”.

Nga veprimet hetimore rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, fillimisht i kanë dëmtuar automjetin shtetasin E. P., gjatë lëvizjes, dhe më pas e kanë goditur atë, për shkak të detyrës, duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Image

Burime për media bëjnë me dije se se bëhet fjalë për shtetasit Leonard Pepa dhe Sebastiano Malotaj

Shërbimet e Policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale, automjetin e përdorur nga 2 të arrestuarit, për kryerjen e kësaj ngjarjeje.

Ndërkojë vijojnë veprimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco