Bilanci i COVID/ 32 raste të reja në 24 orët e fundit, shërohen 11 të tjerë

Bilanci i COVID/ 32 raste të reja në 24 orët e fundit, shërohen 11 të tjerë

19:12, 13/12/2022
A+ Aa A-

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 32 raste të reja me koronavirus nga 424 testime të kryera. Fatmirësisht asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën si pasojë e COVID gjatë këtyre 24 orëve.

Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen, njofton se në spitalin COVID3 po marrin trajtim mjekësor 2 pacientë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar nga koronavirusi 11 qytetarë ndërsa në të gjithë vendin mësohet se janë 189 raste aktive me koronavirus.

Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundit janë regjistruar në këto bashki; 14 në Tiranë, 4 në Gjirokastër, nga 2 qytetarë në Lezhë, Durrës, Kamëz, Fier, Vlorë, nga 1 qytetarë në Lushnje, Sarandë, Kuçovë, Elbasan.

Statistika ( 13 Dhjetor 2022)
Raste të reja ditore                32
Të shëruar në 24 orë             11
Të shtruar në spitale             2
Humbje jete në 24 orë           0
Testime ditore                       424
Testime totale                   2,013,492
Raste pozitive                      332,453
Raste të shëruara                  328,670
Raste Aktive                             189
Humbje jete                              3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë                      137
Vlorë                         15
Fier                           11
Gjirokastër                 9
Lezhë.                       5
Durrës.                      4
Elbasan.                    3
Shkodër                    3
Berat.                        2

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco