Ndryshime në Polici/ Tonin Vocaj emërohet drejtor i Tiranës, lëvizje edhe në Shkodër, Fier e Vlorë

Ndryshime në Polici/ Tonin Vocaj emërohet drejtor i Tiranës, lëvizje edhe në Shkodër, Fier e Vlorë

17:16, 13/12/2022
A+ Aa A-

Ditën e sotme janë bërë disa ndryshime në postet drejtuese të Policisë së Shtetit.

Gazetarja e Syri Tv, Bleona Sari, bën me dije se me firmë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, Tonin Vocaj deri sot zëvendësi i tij, është emëruar Drejtor i Policisë së Tiranës. 

Vocaj zëvendëson Lorenc Panganikën, i cili shkon në Akademinë e Policisë. 

Ndryshime Rrumbullaku ka bërë edhe në drejtoritë e policisë në disa qarqe të vendit. 

Kështu, kryepolici Muhamet Rrumbullaku ka emëruar drejtuesit e rinj të policisë në Vlorë, Fier dhe Shkodër. 

Ndryshimet e tjera si më poshtë:

Tonin Vocaj emërohet drejtor i Policisë në Tiranë. Duke zëvendësuar Lorenc Panganikën. Ky i fundit shkon në Akademinë e Sigurisë.

Vendin e Vocajt si zv/drejtor i Policisë së Shtetit e zë Sokol Bizhga.

Ermal Muça emërohet drejtor në Vlorë.

Niko Brahimaj emërohet në Fier.

Ervin Hodaj në Shkodër.

***

Gjithashtu, ndryshime Rrumbullaku ka bërë edhe në organikën e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Lutfi Minxhozi emërohet drejtor për Marrëdhëniet Ndërkombëtare.

Dhe Gent Ndoj emërohet drejtor i Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco