U vra nga i dashuri me plumb në kokë, del FOTO e 19-vjeçares shqiptare

U vra nga i dashuri me plumb në kokë, del FOTO e 19-vjeçares shqiptare

20:50, 03/12/2022
A+ Aa A-

Krisjana Bakaj është 19-vjeçarja shqiptare që u vra me plumb në kokë në Greqi, nga i dashuri i saj, Qamil Taja. 

Dy të rinjtë kishin lidhje intime me njëri-tjetrin prej një kohe të gjatë. 

E reja kishte shkuar në shtëpinë e 25-vjeçarit pasi kishte mbaruar punën që bënte tek klubi i natës.

Brenda në banesë mes të dyve nis konflikti, gjë e cila është dëshmuar edhe fqinjët, ç'ka më pas do të sillte tragjedinë.  

25-vjeçari vetë, ka treguar se ishte shumë xheloz për të renë dhe ishte zënë me të.

Ai kishte konsumuar dhe kokainë, e në konflikt e sipër kishte marrë armën e zjarrit dhe e kishte qëlluar vajzën me një plumb në kokë, në momentin që ajo ndodhej e shtrirë në divan.

Vajza ndërroi jetë në vend, kurse i riu u vetëdorëzua në polici. Pas krimit armën ai e la në frigorifer. 

Kur efektivët kanë hyrë në shtëpinë e autorit të krimit, janë përballur me të renë e pajetë, e rrethuar nga një pellg gjaku.

LEXO EDHE: 

FOTO/ Kush është shqiptari që vrau partneren 19-vjeçare me armë zjarri në Greqi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco