‘I rekretuar për të përgatitur 430 kg kokainë në Fier’/ Zbulohet emri dhe intenerari i kolumbianit misterioz

‘I rekretuar për të përgatitur 430 kg kokainë në Fier’/ Zbulohet emri dhe intenerari i kolumbianit misterioz

19:05, 03/12/2022
A+ Aa A-

Autoritet shqiptare kanë zbardhur emrin dhe itinerarin e shtetasit tjetër kolumbian të përfshirë në aktivitetin e drogës që kishte mbërritur në Fier.

Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin F.B, ndërsa për shkak të hetimit, identiteti i plotë i tij është kërkuar të mos bëhet publik. Ai ishte rekrutuar për të përgatitur kokainën në Frakull, konkretisht pranë banesës së ish-kryekomunatit socialist, Viktor Cervanaku.

Sipas burimeve nga SPAK, ai ka njohje të mëparshme më kolumbianin tjetër Zamir Rodriguez i cili është shpallur në kërkim në kuadër të operacionit "Kosistenca". Ndërkohë, sa i përket itinerarit të këtij të fundit, pavarësisht se në vendin tonë ka hyrë ilegalisht, është arritur të dokumentohet një pjesë e tij.

Nga verifikimet e kryera, Zamir Rodriguez ka marrë linjën e ajrore nga Athina drejt Podgoricës në Mal të me datën 13 korrik, që konsiston edhe me datën e nisjes së plehut ku fshihej kokaina nga Porti i Pireut drejt Portit Luna Bar në Mali të Zi. Në banesën e Cervanakut, në Frakull të Fierit, Rodriguez ka shkuar më datë 12 nëntor të këtij viti, pak ditë para operacionit.

Nga ana tjetër, kolumbiani F.B. rezulton se nuk hyri kurrë në territorin e Shqipërisë. Transkriptimet telefonike të zbërthyera deri më tani, tregojnë se Rodriguez ka marrë një sasi nga thasët me plehë që ishin të vendosura në oborrin e banesës së Cervanakut.

Gjatë këtyre veprimeve rezulton se ai ishte nën shoqërinë e Bledar Matoshit, Redion Meshtit dhe Julian Malajt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco