Bilanci i Covid/ MSH: 10 qytetarë të infektuar dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Bilanci i Covid/ MSH: 10 qytetarë të infektuar dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

18:40, 03/12/2022
A+ Aa A-

3 Dhjetor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 373 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 10 qytetarë, në Bashkitë:

5 në Tiranë, 2 në Kurbin, nga 1 qytetarë në Kavajë, Vlorë, Përmet.

Janë 145 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 1 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 17 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,538 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 3 Dhjetor 2022)

Raste të reja ditore                10

Të shëruar në 24 orë             17

Të shtruar në spitale             1

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                       373

Testime totale                   2,010,270

Raste pozitive                      332,277

Raste të shëruara                  328,538

Raste Aktive                             145

Humbje jete                              3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    111

Gjirokastër                12

Fier                           5

Berat.                        4

Shkodër                 3

Elbasan.                   2

Durrës.                      2

Korçë.                        2

Vlorë                         2

Lezhë.                        2

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco