VIDEO+EMRI/ Aksidenti me vdekje në Mullet, identifikohet viktima

18:23, 03/12/2022
A+ Aa A-

Policia e Tiranës ka dhënë detajet e para nga aksidenti me vdekje që u regjistrua këtë pasdite në autostradën Tiranë-Elbasan, pranë Mulletit. 

Sipas bluve, automjeti me drejtues Berat Beciri nga Maqedonia e Veriut, ka aksidentuar 33-vjeçarin Mevlan Shehu teksa ky i fundit ka tentuar të kalojë rrugën.

I riu ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes për shkak të përplasjes së fortë. 

Trupi i pajetë ka qëndruar për minuta të tëra në asfalt deri në identifikimin e tij nga i ati. 

SYRI sjell pamje nga vendi i ngjarjes. 

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 03.12.2022, rreth orës 17:30, në Mullet, në rrugën Tiranë-Elbasan, mjeti me drejtues shtetasin B. B., ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për saktësimin e gjeneraliteteve dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco