Ngacmoi seksualisht infermieren e fshatit arrestohet 65 vjeçari në Berat

Ngacmoi seksualisht infermieren e fshatit arrestohet 65 vjeçari në Berat

13:05, 25/11/2022
A+ Aa A-

Është arrestuar nga policia e Beratit 65-vjeçari Gezim Kosova, nga fshati Paftal, pasi kishte ngacmuar seksualisht infermieren e qendrës shëndetësore. Po ashtu ky person është arrestuar 2-vite më parë për të njëjtën vepër penale, asokohe kishte ngacmuar seksualisht edhe një banore të fshatit.

Burimet zyrtare të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat konfirmuan sot arrestimin e një 65-vjeçari,i cili akuzohet se kishte përndjekur dhe ngacmuar seksualisht një 60-vjeçare, njofton gazetarja Eneida Ndoci.

Ka qenë pikërisht 60-vjeçarja me inicialet M.K ajo që ka denoncuar mbrëmjen e djeshme në polici burrin, që rezulton të jetë familjar i largët i saj. Gruaja që është infermierja e këtij fshati, mësohet se ka deklaruar në polici se Gëzimi jo vetëm që e përndiqte prej më shumë se 2-muajsh por edhe e ngacmonte seksualisht në qendrën shëndetësore ku ajo punonte.

Burimet policore konfirmojnë se, pas kallëzimit të bërë nga infermierja M.Kosova,65-vjeçari është arrestuar dhe po vijojnë veprimet për verifikimin e plotë të këtij kallëzimi.

Mësohet se 65-vjeçari është një person që njihet në fshat për veprime të tilla, dy vite më parë ai është arrestuar nga policia për të njëjtën vepër penale pasi një tjetër grua nga ky fshat e kishte denoncuar për ngacmim seksual. Por mësohet se 65-vjeçari nuk u dënua asokohe pasi nuk kishte prova të mjaftueshem për të vërtetuar fajësinë e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco