VIDEO-SYRI TV/ Dhunuan dhe filmuan të moshuarën në Pejë, lirohen nga paraburgimi 3 infermieret

VIDEO-SYRI TV/ Dhunuan dhe filmuan të moshuarën në Pejë, lirohen nga paraburgimi 3 infermieret

11:50, 25/11/2022
A+ Aa A-

Tri infermieret e arrestuara në Kosovë për dhunën ndaj të moshuarës në Qendrën “Orenda” në Pejë janë liruar dhe do të hetohen në gjendje të lirë. Lajmi i lirimit të tyre është konfirmuar nga Gjykata Supreme në Prishtinë. 

Nga SYRI TV

Gjykata Supreme në Prishtinë ka liruar nga paraburgimi, tri infermieret e dyshuara për sulm fizik ndaj të moshuarës në Qendrën “Orenda” në Pejë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Supreme për mediet në Kosovë.

Gjykata ka vendosur që të akuzuarat të hetohen në gjendje të lirë. “Me pranimin e kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë, të mbrojtësit të të pandehurës A.R, e sipas detyrës zyrtare edhe për të pandehurat A.P. e R.K., ndryshohen aktvendimi i Gjykatës Themelore në Pejë dhe aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës të pandehurave iu ndërpritet masa e paraburgimit dhe të njëjtat lëshohen menjëherë për t’u mbrojtur në liri”.

Pamjet që u xhiruan brenda kësaj qendre u bënë virale dhe nxitën reagime të ashpra. Aty shfaqej një infermiere duke e rrahur një të moshuar, derisa koleget e saj qeshnin e argëtoheshin me këtë skenë.

Familjarët e të moshuarës e kanë marrë nënën e tyre nga qendra “Orenda” dhe infermiereve iu është hequr licensa. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco