Policia e Beratit shpëton 60-vjeçaren nga 62-vjeçari që e përndiqte, arreston një hajdut dhe një bastexhi

Policia e Beratit shpëton 60-vjeçaren nga 62-vjeçari që e përndiqte, arreston një hajdut dhe një bastexhi

11:11, 25/11/2022
A+ Aa A-

Policia e Beratit shpëtoi nga përndjekja, një grua 60-vjeçare duke arrestuar njeriun që e përndiqte. Në njoftimin e sotëm të kësaj Policie vendore për 24-orët e fundit thuhet se “specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Berat arrestuan shtetasin G.K, 62 vjeç, banues në Berat, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 60-vjeçare se G.K e ka përndjekur.” Një njoftim theksohet se ndërkohë po kryejnë veprime për verifikimin e plotë të këtij kallëzimi.

Po ashtu, Policia ka arrestuar një hajdut gjatë natës në fshatin Vodicë të Poliçanit, A.K. 30 vjeç, i cili po tentonte të vidhte shtëpinë e një bashkëfshatari.

Personi i tretë që ishte kapur nga "radari" i Policisë së Beratit ishte në fushën e lojërave të fatit. Të riun J.Sh, 22 vjeç, i cili kishte një lokal në Berat, policia e kapi  gjatë një kontrolli duke vënë baste sportive nëpërmjet celularit. Ndaj tij u mor vetëm masa e procedimit penal.

Dosjet e të gjithëve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco