'80 kg drogë nga Shqipëria në Turqi përmes Serbisë'/ Vijojnë hetimet për ngarkesën e kapur në Nish

'80 kg drogë nga Shqipëria në Turqi përmes Serbisë'/ Vijojnë hetimet për ngarkesën e kapur në Nish

11:04, 25/11/2022
A+ Aa A-

Policia serbe vijon hetimet për kapjen e 80 kg drogë në Nish të nisura nga Shqipëria me destinacion Turqinë.

Hetimet për konfiskimin e 80 kilogramëve marihuanë në Nish, aktualisht po shkojnë në dy drejtime.

Po hetohet se nga kush e kanë blerë drogën Xhemail Ilijazi dhe Agim Rexhepi, të cilët dyshohet se janë në krye të këtij grupi narkokriminal dhe për cilin treg ishte menduar.

Sipas informacioneve jozyrtare, droga do kalonte vetëm nëpër Serbi dhe më pas do shkonte në Turqi.

Policia arrestoi fillimisht I.P.(29) në Nish pasi në kamionin që ai drejtonte iu gjetën 30 kilogramë drogë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco