'Sunday World': Dritan Rexhepi trafikoi mbi 5.9 ton kokainë në një vit

'Sunday World': Dritan Rexhepi trafikoi mbi 5.9 ton kokainë në një vit

10:04, 24/11/2022
A+ Aa A-

Gazeta e njohur irlandeze, Sunday World i ka kushtuar një shkrim njërit prej emrave më të njohur të krimit shqiptar, Dritan Rexhepit. 

Gazeta shkruan se bosi shqiptar i drogës është zhdukur pa lënë gjurmë. Sipas saj, 42-vjeçari është parë për herë të fundit në janar të këtij viti. Gazeta shkruan se ai është një prej trafikantëve më të famshëm në Europë dhe përdor edhe pseudonimet Lulzim Murataj dhe Edmir Kraja.

Rexhepi ishte liruar nga burgu në nëntor të vitit të shkuar, me detyrimin që të paraqitej rregullisht para autoriteteve policore. Por ai është zhdukur dhe nuk dihet se ku ndodhet.

Gazeta thekson se Rexhepi arriti të bashkojë 14 banda kriminale shqiptare në një kartel të vetëm, të quajtur Kompania Bello.

Vetëm në një vit, Rexhepi raportohet se ka trafikuar të paktën 5.9 ton kokainë nga Ekuadori drejt Europës, me një përfitim prej të paktën 135 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco