‘Pjesë e një organizate kriminale për trafikim droge’/ Arrestohet në Vlorë 31 vjeçari në kërkim nga Italia

‘Pjesë e një organizate kriminale për trafikim droge’/ Arrestohet në Vlorë 31 vjeçari në kërkim nga Italia

09:55, 24/11/2022
A+ Aa A-

Policia e Vlorës ka arrestuar një 31 vjeçar në kërkim nga shteti italian pasi akuzohej për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në formën e organizatës kriminale, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Sipas njoftimit të policisë, në kuadër të këtij operacioni, në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë, u bë kapja dhe arrestimi i përkohshëm i shtetasit A. Gj., 31 vjeç, banues në Vlorë.

Njoftimi i policisë/ Vlorë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Member”, për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të një shtetasi të kërkuar nga autoritetet italiane.

Kapet në Vlorë dhe vihet në pranga, një shtetas i shpallur në kërkim, si pjesëtar i një organizate kriminale me veprimtari në fushën e narkotikëve.

Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim ne shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, të DVP Vlorë dhe me Interpol Tiranën, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në inteligjencën informative, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar nga autoritetet italiane, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Member”.

Në kuadër të këtij operacioni, në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë, u bë kapja dhe arrestimi i përkohshëm i shtetasit A. Gj., 31 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet italiane kanë lëshuar një urdhër-arrest ndaj 31-vjeçarit, në vitin 2020, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në formën e organizatës kriminale, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

#tëvendosurkundërkrimit✅

#nëçdoskajtëvendit🇦🇱

#nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco