Qëlloi partneren e më pas veten, 21-vjeçari shqiptar ishte babai i një vajze të vogël

Qëlloi partneren e më pas veten, 21-vjeçari shqiptar ishte babai i një vajze të vogël

14:28, 17/11/2022
A+ Aa A-

“Komuniteti i Cassano është i tronditur, ende nuk dimë më shumë sepse hetimet vijojnë, por komuna nuk rezulton të ketë pasur sinjalizime për një situatë kritike”.

Kështu u shpreh kreu i komunës së Cassano Delle Murge, Davide Del Re, për tragjedinë e ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në një apartament, ku një i ri 21-vjeçar shqiptar u vetëvra me një plumb në kokë, pasi kishte tentuar të vriste me dy plumba në kraharor partneren e tij 18-vjeçare.

Sipas asaj që shkruan ANSA, e reja është shtruar në reanimacion, në poliklinikën e Barit. Ajo iu nënshtrua ndërhyrjes për heqjen e plumbave dhe vijon të jetë në gjendje të rëndë. Dy të rinjtë sipas mediave fqinje ishin prindër të një fëmije të vogël.

“Mendimet e mia në këto orë shkojnë për jetën e humbur dhe për të renë e plagosur, si dhe vajzën e tyre të vogël”, shtoi kreu u komunës. Emrat e tyre deri më tani nuk janë bërë publikë./tvklan.al/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco