Gazetarja: Inceneratorët është histori gjaku, një italian u vra në Tiranë

Gazetarja: Inceneratorët është histori gjaku, një italian u vra në Tiranë

09:58, 17/11/2022
A+ Aa A-

Gazetarja Anduena Llabani deklaroi se historia e inceneratorëve, nuk është një histori korrupsioni, por edhe gjaku, në bazë të disa investigimeve të saj.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Llabani tha se në vitin 2014, në Tiranë është vrarë një shtetas italian, i cili ka qenë personi i parë që solli të parën kompani në vendin tonë për inceneratorët.

“Unë mendoj që historia e inceneratorëve nuk është një histori korrupsioni, por gjaku. Unë po investigoj, në vitin 2014 është vrarë një shtetas italian, në qendër të Tiranës, i cili ka qenë personi i parë që ka sjellë në Shqipëri të parën kompani për plehrat, për inceneratorët, që ia ka shitur më pas pronarëve shqiptarë.

Xhankarko Axola, i vrarë më 5 nëntor të vitit 2014, që kur filluan këto histori. Mbase këtu duhet parë, është një person që ka pasur lidhje të forta me shtetin italian. Ky është kushëriri i parë i personit që është marrë me historinë e plehrave në Itali. Ndaj them. historia e inceneratorëve është një histori gjaku”, theksoi ajo.

Gazetarja Anduela Llabani ka zbërthyer edhe hetimet për aferën e inceneratorin e Fierit, ku SPAK lëshoi 11 urdhër-arreste ditën e djeshme. Ajo u shpreh se ky veprim duhet të ishte bërë më parë, pasi hetimet kanë nisur fillimit për inceneratorin e Fierit.

“Ky është një veprim që duhet të bëhej shumë herë më parë. Hetimet për inceneratorin e Fierit kanë qenë të parat që kanë nisur. Por çfarë ka ndodhur? Hetimet e Fierit nxorën ato të Elbasanit, personat të cilët u arrestuan të parët. Në mbyllje të hetimeve të Elbasanit, shkuam në arrestime për Fierin.

Ka një rrjedhë logjike të Fierit, nëse nis me Fierin, duhet të përfundojë me Fierin. Pse u lanë këta njerëz të lirë 1 vit? Janë ekzekutuar vetëm 5 urdhër-arreste. Nga zëdhënësja e SPAK morëm një përgjigje shumë të thatë, ku thuhet se në përfundim të hetimeve do t’ju njoftojmë zyrtarisht për arrestimet”, tha ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco