Peqini: Manipulime nga shteti, zero transparencë për vdekjen e Lear Kurtit

18:43, 24/10/2022
A+ Aa A-

Pedagogu Artan Peqini komentoi në emisionin 'Task Force' në Syri Tv vdekjen e të riut Lear Kurti në duart e policisë. Peqini tha se s'ka transparencë nga autoritetet ndërsa shtoi se po e ndjekin me kujdes të gjithë ata që e kurojnë këtë histori për të kuptuar se cili variant krijon më shumë impakt dhe krijon më shumë opinion.

"Tentohet në të gjitha format, si në rastin e parë u arrit tek e vërteta me shumë vështirësi që ishte një vrasje. Arrihet tek e vërteta kur të gjithë jemi shumë të lodhur.

Duke sikur është konstruksion interesant dhe i përgatitur për të ulur vrullin e parë. Ngjarje të tilla kanë impakt të madh në shoqëri.

Më bën përshtypje pezulli që e lenë, mbushtet situata me shumë variante dhe pastaj hulumtojnë se kush variant, duke u modifikuar dhe ai mund të jetë varianti përfundimtar."-tha Peqini.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco