Shpopullimi/ Vlora me regjistrimet më të ulëta të regjistruara ndonjëherë, mungesa dhe në staf

Shpopullimi/ Vlora me regjistrimet më të ulëta të regjistruara ndonjëherë, mungesa dhe në staf

09:14, 17/10/2022
A+ Aa A-

Universiteti “Ismail Qemali” në Vlorë e nis këtë vit të ri akademik me afro 55% të kuotave të regjistrimit të studentëve të plotësuara duke shënuar kështu mesataren më të ulët të studentëve të regjistruar në programet e studimit.

Degë si mësuesia, fizika, kimia dhe matematika janë në kuota minimale të regjistrimit të studentëve teksa ende rrezikojnë mbylljen.

Ka ende disa ditë për tu përmbyllur faza e 3 e regjistrimeve e cila nisi në 12 tetor dhe përfundon më 3 nëntor, por në Vlorë shënohet mesatarja më e ulët e studentëve vitet e fundit.

 Universiteti i Vlorës këtë vit ka patur rreth 1200 kupta të lira për regjistrime të reja në programet akademike teksa mësohet se numri i studentëve të regjistruar nuk i kalon 700 studentë.

Degët me interes më të lartë janë infermieria me 240 kuota dhe degët e inxhinierisë.

Viti i ri akademik nis edhe më një tjetër problem.

 Në shumë degë studimi ka mungesa pedagogësh. Ende nuk ka asnjë informacion se çfarë do të bëhet me programet e studimit të mësuesisë, kimisë, matematikës dhe fizikës nëse vijohet me këto shifra, pasi disa prej tyre janë prioritet kombëtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco