Gjendet një kufomë në Durrës, policia ende nuk e ka identifikuar

Gjendet një kufomë në Durrës, policia ende nuk e ka identifikuar

16:08, 27/03/2017
A+ Aa A-

Një kufomë është gjetur në zonën e Bisht-Pallës në qytetin e Durrësit. Kufoma është konstatuar nga kalimtarë të rastit, të cilët më pas lajmëruan shërbimet e policisë.

Sipas uniformave blu, viktima është 1.75 metra i gjatë, i moshës rreth 40-45 vjeç, i veshur me pantallona të zezë, xhup blu, atlete ngjyrë kafe dhe jelek shpëtimi.

Nga kqyrja paraprake, në trupin e viktimës nuk janë gjetur shenja dhune. Trupi i pajetë do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të konstatuar shkaqet e vdekjes. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco