Tritol në shtëpinë e presidentit të FSHF, Armand Duka, në qytetin e Durrësit.
Nuk dihet ende nëse ka të lënduar nga shpërthimi, por të dhënat e para janë se lënda eksplozive është vendosur në derën e shtëpisë.
Ngjarja ka ndodhur pranë qendrës së qytetit të Durrësit.
SYRI mëson se presidenti i FSHF, Armand Duka është nisur në këto momente nga Tirana në drejtim të Durrësit.
Aty ndodhen ndërkohë edhe forcat e policisë, të cilat nuk lejojnë gazetarët dhe qytetarët t'i afrohen vendit të ngjarjes.
***
Kjo ngjarje vjen pas tensioneve mes Armand Dukës dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Armand Dukës i është kërkuar të japë dorëheqjen dhe të mos rikandidojë për në krye të FSHF.
Shpërthimi me tritol në derën e shtëpisë dyshohet se ka lidhje pikërisht me presionet ndaj Dukës.
Ndërkohë, në mesditë forcat e policisë shkuan te biznesi i familjes Duka me urdhër të Ramës dhe Veliajt.
Gjithashtu, Veliaj paralajmëroi edhe me sulme nga ana e SPAK ndaj Dukës dhe zyrtarëve të tjerë të FSHF-së.
Gjithçka lidhet me garën për presidentin e ardhshëm të FSHF, ku kandidojnë Armand Duka dhe Dritan Shakohoxha.
Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë shpallur hapur planin e tyre për të shtënë në dorë edhe FSHF-në, institucion i cili siç shprehej Erion Veliaj në audiopërgjim, ishte 'ishull i pavarur', i pakapur ende.
© SYRI.net