Automjeti në Pogradec përplas një 60-vjeçare në vijat e bardha

Automjeti në Pogradec përplas një 60-vjeçare në vijat e bardha

11:53, 04/05/2024
A+ Aa A-

Makina përplas një këmbësore në vijat e bardha në aksin rrugor Pogradec-Lin pranë fshatit Udënisht.

Mësohet se këmbësorja është një grua rreth të gjashtëdhjetave, e cila është transportuar në spitalin e Pogradecit me plagë të shumta në trup dhe ende nuk dihet gjendja e saj.

60-vjeçarja ka qenë duke kërkuar nga një krah i rrugës në tjetrin kur mjeti e ka përplasur.

Policia mbërriti në vendngjarje, ndërkohë që pak metra më tutje janë përplasur dy mjete të tjera por pa të lënduar.

Dyshimet e para për të dyja aksidentet është shpejtësia dhe lagështira.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco