Pas Vitit të Ri rikthehet ora policore, e pëson keq pronari i lokalit

Pas Vitit të Ri rikthehet ora policore, e pëson keq pronari i lokalit

16:06, 02/01/2022
A+ Aa A-

Pas natës së ndërrimit të viteve ku qytetarët festuan pa kufizime, në vend është rikthyer ora policore. 

Prej dje, 01 janar 2022, ora policore është ajo që ishte në fuqi deri në 30 dhjetor 2021, 23:00-06:00. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.5 njoftuan sot se mbrëmjen e kaluar kanë konstatuar një biznes me muzikë live pas orës policore. 

Si pasojë është vendosur gjoba 10 milionë lekë, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve.

Si dhe është nisur procedim penal ndaj Sh. S., 47 vjeç, banues në Bathore, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe  “Punësimi i paligjshëm”, pasi janë konstatuar dy minorenë pa kontrata punësimi.

Njoftimi
U konstatua duke ushtruar aktivitetin me muzikë pas orarit të përcaktuar, procedohet penalisht dhe ndëshkohet me masë administrative, administratori i lokalit.

Vijojnë kontrollet për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të kontrolleve, kanë proceduar penalisht shtetasin Sh. S., 47 vjeç, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe  “Punësimi i paligjshëm”, banues në Bathore, pasi u konstatua duke vijuar organizmin e aktivitetit me muzikë në lokalin që administron, pas orarit të përcaktuar për mbyllje, dhe gjatë konstatimit ka kundërshtuar punonjësit e Policisë për ushtrimin e detyrës. Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit të këtij shtetasi, u konstatuan duke punuar 2 minorenë, pa kontrata punësimi.

Gjithashtu, për këtë subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve.

Në vijim të veprimeve, morën masë administrative për shkeljen e aktit normativ dhe u proceduan penalisht për veprën penale "Prishja e qetësisë publike" 8 shtetas, pasi në kundërshtim me orarin e përcaktuar, u konstatuan në këtë subjekt duke krijuar zhurma shqetësuese për banorët. 

Policia e Shtetit sqaron të gjithë qytetarët që ora policore është në fuqi pas datës 01 Janar dhe Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për të gjithë administratorët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco