Kapja e 119 kg kokainë, shoferi tregon çfarë ndodhi: Më ndaluan, pastaj ...

Kapja e 119 kg kokainë, shoferi tregon çfarë ndodhi: Më ndaluan, pastaj ...

13:32, 02/01/2022
A+ Aa A-

Hollësi të tjera janë zbuluar për rastin e kapjes së 119 kg kokainë në një kamion me banane në Vaqarr. Burime kanë cituar pjesë nga dëshmia e shoferit, që e ndaluan në rrugë e sipër, pritësit e kokainë.

Sipas shoferit,  personat që i kanë dalë para makinës dhe e kanë bllokuar, i kanë thënë se "jemi shteti, hape krahun këtu” dhe në sediljen e parë të pasagjerit ka hipur njëri.

Në këto kushte, ai ka hapur krahun në hyrje të karburant “Kastratit” dhe po rrinte me njërin nga këta persona, i cili i ka thënë: "Mbylle gojën se do ta zhduk familjen po hape gojë".

Tre personat e tjerë kanë shkuar në pjesën fundore të kontenierit dhe  kanë hapur derën e janë futur brenda. Ata kanë ndenjur rreth 30 minuta duke kontrolluar në kontenier.

Më pas kanë zbritur, edhe ai person që ishte në kabinë dhe kanë ikur të katërt së bashku në drejtim të rrugës nacionale për në Durrës.

Shoferi ka zbritur nga makina dhe ka parë se goma e krahut të pasagjerit ishte e rënë dhe ka shkuar tek dera e pasme e kontenierit ku ka parë që arkat e bananeve kishin lëvizur.

Pasi i ka sistemuar arkat, ka mbyllur derën e kontenierit dhe është nisur me gomë të rënë në drejtim të karburant "Shaba Oil" ku ka hapur krahun më pas.

Aty ka njoftuar punonjësit e firmës Zico Sha, shtetasit Edi Shkreta dhe Petrit Demishaj, të cilëve u ka thënë që t’i sillni goma.

Pasi ka pritur 2 orë, ka ardhur shoferi tjetër i firmës, Gëzim Kalaja, i cili e ka ndihmuar dhe rreth orës 21:30, ka shkuar tek magazinat e kompanisë Zico sha në Vaqarr, Tiranë.

Më tej, më datë 29.12.2021, për këtë ngjarje ka komunikuar me menaxherin Marson Murataj, të cilit i ka shpjeguar situatën që kishte ndodhur.

Më datë 30.12.2021 e ka njoftuar Policia që të paraqitej në punë në Vaqarr dhe ai është paraqitur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco