Lefter Koka do të qëndrojë në burg: Gjykata e Posaçme refuzon kërkesën e ish-ministrit për lehtësira

Lefter Koka do të qëndrojë në burg: Gjykata e Posaçme refuzon kërkesën e ish-ministrit për lehtësira

11:18, 02/01/2022
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur sot që ish-ministri Lefter Koka të vazhdojë masën e arrestit me burg. Koka akuzohet për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion nga SPAK .

Seanca nisi rreth orës 10:45 në Gjykatën e Posaçme të Apelit për ta shqyrtuar kërkesën e Kokës që hetimi ndaj tij të bëhej me një masë me të lehtë sigurie. Por Gjykata e ka refuzuar kërkesën e tij dhe si rrjedhim, ai do të vazhdojë të qëndrojë në paraburgimin e 313-ës.

Koka u arrestua më 14 dhjetor 2021 për skandalin e incineratorëve dhe masa e sigurisë ndaj tij  u dha dy ditë më pas si “arrest me burg” dhe aktualisht ai po mbahet në paraburgim.

Lefter Koka ka qënë Ministër i Mjedisit në qeverinë “Rama I” gjatë mandatit të parë, 2013-2017 dhe më pas deputet deri në vitin 2021.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco