VIDEO/ 'I rrezikshëm dhe i paskrupullt’ shqiptari i arratisur nga burgu në Itali

VIDEO/ 'I rrezikshëm dhe i paskrupullt’ shqiptari i arratisur nga burgu në Itali

10:50, 02/01/2022
A+ Aa A-

Kristjan Mëhilli është shqiptari që ka arritur të arratiset nga burgu i Verçellit gjatë natës së ndërrimit të viteve në Itali.  27-vjeçari është arrestuar në vitin 2019 si anëtar i bandës “Ice Eyes” që akuzohen se kishin kryer një sërë grabitjesh të vilave në territorin piemontez te Italisë.

Nga SYRI TV

Mediat italiane shkruajnë se i riu, ka sharruar hekurat e qelisë dhe ka zbritur me çarçafë nga kati i katërt i burgut në natën kur vëmendja edhe e gardianëve ka qenë tek festa e Vitit të Ri.  Ajo që bie në sy në raportimet e mediave italiane është se e konsiderojnë shqiptarin si “të rrezikshëm dhe pa skrupuj”.

Mëhilli duhet të vuante dënimin në burgun e Vercelli deri në vitin 2029. Kërkimet për të janë duke u zhvilluar në të gjithë rajonin, ku policia italiane ka ngritur postblloqe të shumta.

 I riu ishte arrestuar në maj të vitit 2019 së bashku me tre bashkatdhetarë të tjerë si pjesë e bandës që kryente grabitje në vila në zonat Alessandria, Casalese dhe Vercelli.

Me Mëhillin u arrestuan edhe Çesk Thani, Augustin Pjetergjokaj dhe Kristjan Keci.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco