Arrestohet në doganën e Morinës, shqiptari i kërkuar për grabitje në Gjermani

Arrestohet në doganën e Morinës, shqiptari i kërkuar për grabitje në Gjermani

10:43, 02/01/2022
A+ Aa A-

Policia Kufitare e Morinës në Kukës ka arrestuar Arsim Deljaj, një 48-vjeçar nga Kosova, i cili rezultonte i kërkuar nga Interpoli për grabitje dhe kanosje.

Policia e Shtetit tha Deljaj u vu në pranga me qëllim që të ekstradohet drejt Gjermanisë, ku rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale "Grabitje me dhunë" dhe "Kanosje".

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, ku shërbimet e Policisë Kufitare kishin shtuar kontrollet dhe shkëmbimin e informacionit me Interpolin me rastin e fluksit të festave, është ndaluar A. D., 48 vjeç, banues në Istog, Kosovë. 

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, u pa se ky shtetas  rezultonte person në kërkim ndërkombëtar nga NCB Wiesbaden Gjermani,  për veprat penale  "Grabitje me dhunë" dhe "Kanosja". 

 Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Gjermanisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco