VIDEO/ Familja dibrane vazhdon kërkimet në lumin Drin për  trupin e 43-vjeçarit, tetë ditë i zhdukur

VIDEO/ Familja dibrane vazhdon kërkimet në lumin Drin për trupin e 43-vjeçarit, tetë ditë i zhdukur

10:15, 02/01/2022
A+ Aa A-

Peshkopi - Vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 43-vjeçarit Tofik Xhika i cili është mbytur në ujërat e lumit Drin tetë ditë më parë. Xhika kishte shkuar për të peshkuar në lumin Drin dhe nuk është kthyer më.

Për 8 ditë me rradhë kanë kërkuar familjarët, banorët e zonës dhe forcat e policisë por pa rezultat. Për dy me rradhë kërkuan edhe palombarët e RENEAS, por për shkak të prurjeve të shumta të lumit Drin dhe ujit të turbullt ato u tërhoqën, duke lënë të kërkojnë vetëm familjarët.

Në këto kushte familjarët kanë marrë privatisht 2 polumbarë për të kryer kërkime. Familjarët dhe banorët nuk kanë reshtur së kërkuari edhe ditët e para të vitit të ri.  Sot familjarët kërkojnë sërish ndihmën e shtetit, për të kërkuar trupin e 43-vjeçarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco