EMRAT/ Plagosja me armë në Lezhë, ja kush është autori

EMRAT/ Plagosja me armë në Lezhë, ja kush është autori

15:11, 17/09/2021
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Lezhë.

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Manati.

Paulo Ndoj 25 vjeçar ka mbetur i plagosur. Ndërkohë që policia ka zbardhur ngjarjen dhe ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar.

“Më datë 17.09.2021, rreth orës 14:40, në fshatin Manati, Lezhë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Xhulio Vokrri,  dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin P.B(N)., 25 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Pamjet nga Syri tv në vendngjarje

Ja njoftimi:

Lezhë/ Informacion paraprak

Plagosi me armë zjarri 25-vjeçarin, pas një konflikti për motive të dobëta, identifikohet autori i dyshuar dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Më datë 17.09.2021, rreth orës 14:40, në fshatin Manati, Lezhë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Xh.V.,  dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin P.B(N)., 25 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e tij.

Grupi hetimor nën Drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco