Ekzekutimet në Elbasan, SPAK merr në dorë dosjen e porositësit Alibej

Ekzekutimet në Elbasan, SPAK merr në dorë dosjen e porositësit Alibej

12:49, 17/09/2021
A+ Aa A-

SPAK ka marrë në dorë dosjen ndaj Erjon Alibejt, i dyshuar si porositës i dy vrasjeve të ndodhura verën e vitit të shkuar në Elbasan dhe  Xhuliano Hoxha dhe Jurgen Halili.

Hetimet kaluan për kompetencë nga Prokuroria e Elbasanit dhe këtë të premte në Gjykatën e Posaçme do të zhvillohet dhe seanca paraprake ndaj 35-vjeçarit dhe dy të hetuarve të tjerë, ku GJKKO do të vendosë nëse do e kalojë apo jo për gjykim çështjen.

Sipas SPAK ai akuzohet se është porositës i dy vrasjeve. Ngjarja e parë për të cilën ai akuzohet është ajo e ekzekutimit të Emiljano Ramazanit, ndërsa e dyta ka të bëjë me ekzekutimin e Regis Runajt.

Kujtojmë se për këto ngjarje janë vënë në pranga edhe xhuljano Hoxha dbe Euglen Halili. Ishte pikërisht ky i fundit i cili pasi u arrestua bashkëpunoi me drejtësinë dhe tregoi emrin e Alibejt si personi që porositi dy vrasjet që tronditën Elbasanin.

Alibej është vëllai i Endrit Alibejt, i cili u ekzekutua në Bradashesh, më 29 dhjetor të vitit 2018.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco