EMRAT/ Shpërthen bombola e gazit në banesë në Durrës, tre të plagosur

EMRAT/ Shpërthen bombola e gazit në banesë në Durrës, tre të plagosur

19:42, 16/09/2021
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë pasdite në qytetin e Durrësit.

Nga shpërthimi i një bombole në një banesë, janë plagosur tre persona.

Të plagosur janë shtetasit Qefajet Musai, Bukurie Maksuti.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 16.09.2021, në orën 19:15, në Xhafzotaj, Durrës, dyshohet si pasojë e shpërthimit e një bombule gazi në banesë, janë lënduar shtetasit Q. M., 60 vjeç, B. M., 45 vjeçe dhe  B. M., 17 vjeçe, banues në Xhafzotaj, Shijak, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco