Rënia e ashensorit në Astir/ Gjykata e Tiranës merr vendimin për teknikun

Rënia e ashensorit në Astir/ Gjykata e Tiranës merr vendimin për teknikun

13:10, 15/09/2021
A+ Aa A-

Gjyjata e Tiranës ka lënë në arrest shtëpie teknikun e ashensorit, Dëfrim Shabanaj.

Prokuroria e Tiranës kërkoi 1 muaj burg për Defrim Shabanin, i arrestuar dy ditë më parë si përgjegjës për incidentin me ashensorin në Astir ku mbetën të plagosur dy gra.

Gjatë deklarimeve të dhëna pëprata hetueve dhe gjykatës, nga 34-vjeçari, ai ka treguar se 3 ditë para ngjarjes kishte kontrolluar ashensorin për një defekt të shfaqur, por nuk e ka raportuar për kontroll teknik, ndërkohë prokuroria ka kërkuar një akt ekspertim të plotë për ashensorin, përgjigjet për të cilin ende nuk i ka marrë.

Ngjarja u regjistrua të dielën më mesnatë, ku 5 persona, ndër ta edhe 3 fëmijë ngecën në ashensor, i cili bëri rënie të lirë për shkak të një defekti. Ndërkohë që në gjëndje të lirë po hetohet edhe vëllai i Dëfrimit, i cili është administrator i firmës që kryen shërbimet e kompleksit të pallateve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco