Mes tyre 2 punonjës policie, detajet e operacionit anti-drogë në 7 qytete

Mes tyre 2 punonjës policie, detajet e operacionit anti-drogë në 7 qytete

10:51, 20/05/2020
A+ Aa A-

Policia ka arrestuar disa persona gjatë një operacioni të madh kundër kultivimit të lëndëve narkotike.

Operacioni është zhvilluar përgjatë një viti përmes ndjekjes dhe përgjimit ambiental të personave të përfshirë në trafik, mes të cilëve janë edhe dy punonjës policie.

Frika për dekonspirimin nga policitë e rretheve kanë detyruar Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë që të ndërhyjnë direkt nga Tirana pa i njoftuar ata.

Arben Kalaja në Tiranë dhe Ramiz Cena në Kukës dyshohet sipas prokurorisë se kanë garantuar mos prekjen e lëndës narkotike që i përkiste grupit kriminal që u shkatërrua nga forcat e rendit sot.

Në rastin e Kukësit, prokuroria e ka të verifikuar se punonjësi i policisë Ramiz Cena ka shkuar për të shkatërruar disa parcela me kanabis që i përkisnin Kreshnik Muratajt, por nuk e ka përfunduar aksionin.

Në dosje theksohet se Cena ka lënë tre parcela pa prekur.

Prokuroria dyshon se kreu i grupit është Kreshnik Murataj, i cili bënte edhe koordinimin mes tyre. Ka dyshime sipas prokurorisë se të paktën në një rast, Murataj ka shkëmbyer armë zjarri me kanabis.

Emrat e të arrestuarve

Kreshnik Murataj
Beqir Murataj
Shkëlqim Skacaj
Sali Kovaçi
Arben Tuci
Zamir Myftari
Floriand Myftaraj
Pal Pergjergji
Ramiz Cenaj
Naim Kadiu
Akil Buna
Arben Bejko
Durim Vata
Besart Dreni
Tarzan Veseli
Besnik Coka
Petrit Pashku
Benard Kordhaku
Shpëtim Topuzi
Zejnel Mece
Ardiatik Hoxha
Rezart Tahiri

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Droga20/05/2020 16:41

Mjeranet , drogaxhinjte e vegjel , i genjen mendja , bejne perpjekje e tentativa se mosndoshta kryedrogaxhiu bashke me drogaxhinjte e medhenj( Klani drogaxhinor) , do t' ju lejoj ndonje kocke , bien viktime te shkretet , mendojne se do kapin ca para , per te mundur te keqen qe i ka rene , por nuk mendojne se e keqja e tyre , si dhe e gjithe shqiptareve vjen nga kryedroga bashke me ata qe e rrethojne e qe na lumturojne mbasi perfunduan me sukses nje aksion kundra droges , te cilen kryeministri do te na ligjeroj ne Shqiperin e lumtur .

Shto koment

Denonco