Aksident i rëndë në Itali/ Një shqiptar në koma

Aksident i rëndë në Itali/ Një shqiptar në koma

12:45, 14/05/2020
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Villa Verucchio, ku mbeti i plagosur një shqiptar 50-vjeçar, i cili u transportua në gjendje të rëndë me helikopter në spitalin Bufalini në Cesena.

I plagosuri humbi kontrollin e motorit ‘Ciao Piaggio’ dhe u përplas jashtë rruge.

Mjekët e urgjencës që mbërritën në vendngjarje kërkuan ndërhyrjen e helikopterit nga Bolonja, pasi gjendja e të plagosurit ishte e rëndë.

Pas intubimit dhe stabilizimit në vendngjarje, ai u transportua me helikopter në spital, ku gjendet iu shtruar në repartin e reanimacionit, ende në rrezik për jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco