VIDEO skandaloze/ Policët e bashkisë dhunojnë me grushte dy fëmijë

VIDEO skandaloze/ Policët e bashkisë dhunojnë me grushte dy fëmijë

15:40, 03/07/2018
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë.

Policët e Bashkisë së Tiranës të drejtuar nga Erion Veliaj kanë dhunuar dy fëmijë, të cilët kishin dalë për të shitur misra të pjekur.

Siç edhe e shikoni në videon e mëposhtme, policiët kanë goditur dy adoleshentët dhe i kanë futur me dhunë në makinat e tyre.

‘Përshëndetje, sot tek rruga e Kavajës, afër bllokut të ambasadave ishin dy çuna që po shisnin misër.

Policët donin t’ia merrnin me dhunë dhe ata i kundërshtuan. Por një gjë më bëri përshtypje.

A ka të drejtë policia bashkiake t’i fusë me dhunë në makinë dhe t’i qëllojë me grushte?’, shkruan qytetari që ka dërguar videon  në faqen e JOQ.al

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Valvini03/07/2018 20:05

Ne burg te gjithe te varfrit ,Kshu do kemi me shume vota ne zgjedhjet e ardhshme

Futja kot03/07/2018 17:18

Kujdes votën herës tjetër, se këto ngjarje veç do të shtohen ...

Shto koment

Denonco