Video emocionuese/ Rita Ora mbërrin në Kosovë! Prek tokën dhe vë dorën në zemër

Video emocionuese/ Rita Ora mbërrin në Kosovë! Prek tokën dhe vë dorën në zemër

13:32, 26/11/2023
A+ Aa A-

Këngëtarja me famë botërore Rita Ora, ka mbërritur ditën e sotme në Kosovë.

Ajo ka qenë e shoqëruar nga babi i saj Besnik Sahatçiu si dhe nga bashkëshorti i saj, regjisori Taika Waititi.

Kryetari i Prishtinës ka ndarë me publikun momentin e zbritjes së Rita Orës nga avioni, ku ka bërë një gjest mjaft patriotik. Sapo ka zbritur, këngëtarja ka prekur tokën e më pas ka vënë dorën në zemër.

Sot Rita feston 33-vjetorin e saj dhe ka preferuar që këtë ditë të veçantë ta festojë në vendlindjen e saj, në Kosovë.

Në videon e publikuar në platformën X, kryetari i Prishtinës Përparim Rama shkruan: Mirë se erdhe në vendlindje e dashur Rita Ora! Nuk ka se si të jetë ndryshe, vetëm se i mbushur me shumë emocione, mall e dashuri, çasti kur shkel në tokën e bekuar të Kosovës që gjithmonë e ke në zemër e mendje. Momente të paharrueshme na presin bashkë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco