Ministria e shëndetësisë në Gaza: 70% e palestinezëve të vrarë së fundi, janë gra dhe fëmijë

Ministria e shëndetësisë në Gaza: 70% e palestinezëve të vrarë së fundi, janë gra dhe fëmijë

22:41, 17/12/2023
A+ Aa A-

Përafërsisht 18,800 palestinezë, ku 70% e të cilëve ishin gra dhe fëmijë, kanë vdekur në Gaza midis 7 tetorit dhe 15 dhjetorit, tha të dielën ministria palestineze e Shëndetësisë në Ramallah.

Në deklaratën e saj theksohet se më shumë se 300 punonjës të sektorit shëndetësor, 86 gazetarë, 135 punonjës të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punët për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Afërt dhe rreth 35 ekuipazhe të mbrojtjes civile janë përfshirë në numrin e të vdekurve, ka theksuar ministria, shkruan CNN. 

Ministria shtoi se më shumë se 51,100 njerëz janë raportuar të plagosur, me dhjetëra njerëz të tjerë të pagjetur. 

Siç thuhet në raportin e saj, vetëm tetë nga 36 spitale janë pjesërisht funksionale në enklavë.

CNN thotë se nuk mund të verifikojë në mënyrë të pavarur këto numra.

Ministria i mbështet shifrat e saj në të dhënat e marra nga spitalet në Gaza të kontrolluar nga Hamasi.

Ndërkohë, deri javën e kaluar (10 dhjetor), Forcat Mbrojtëse të Izraelit deklaruan se kishin goditur mbi 22,000 objektiva në Gaza që nga sulmi i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco