I vodhi ‘Rolex’-in, 64-vjeçari përplas me ‘Lamborghini’ hajdutin sapo u ndal me motor në semafor

I vodhi ‘Rolex’-in, 64-vjeçari përplas me ‘Lamborghini’ hajdutin sapo u ndal me motor në semafor

13:00, 22/05/2024
A+ Aa A-

Një 64-vjeçar në Brazil tentuar të ndalojë një hajdut që i vodhi një Rolex. Në videon e regjistruar nga kamerat e sigurisë të shtunën në Sao Paulo, 64-vjeçari ndoqi me Lamborghini- n e tij  hajdutin. i cili i kishte marrë orën pak minuta më parë teksa ai ishte ndalur në semafor.

Në të njëjtën video është regjistruar momenti kur 64-vjeçari përplas motorin në semaforin e radhës me makinën e tij luksoze. Pavarësisht përplasjes së ashpër, hajduti ia mbath duke u larguar në këmbë duket lënë pas atë që kishte mbetur nga motori i tij. Përveç motorit hajduti ka lënë pas një celular dhe një pistoletë.

Oficerët e policisë që identifikuan autorin, e kërkuan atë në shtëpinë e tij, por ai ishte zhdukur pa e ditur askush nëse dhe sa ka mbetur i plagosur pasi është tërhequr zvarrë nga makina Lamborghini e 64-vjeçarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco