Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Ogerta Manastirliu nën hetim penal nga SPAK

Apple detyrohet të mohojë se ‘po heq simbolin e Kllounit nga celularët’, pas shakasë politike në rrjet

Apple detyrohet të mohojë se ‘po heq simbolin e Kllounit nga celularët’, pas shakasë politike në rrjet

13:54, 22/05/2024
A+ Aa A-

Një imazh që është bërë i përhapur gjerësisht në rrjet ku njoftohet se ‘Apple po heq simbolin e klounit nga celularët e saj iOS për arsye politike’, ka rezultuar i rremë dhe kompania njofton se nuk është duke bërë diçka të tillë.

Imazhi përhapur fillimisht në rrjetin X duket sikur jep një titull lajmi të agjencisë amerikane CNBC, ku deklarohet “Përditësimi i radhës i aparateve Apple do të fshijë simbolin e klounit nga celulari pasi po përdoret nga e djathta radikale për të vënë në lojë rivalët”.

Por prej një kombinimi humori dhe absurditeti, lajmi u bë shpejt i super-shpërndarë në rrjet, duke vënë në lojë vetë kompaninë.

Sipas rrjetit Politifact imazhi ishte i fabrikuar, ndoshta për humor, ndoshta për të ironizuar zhgënjimin e publikut me të majtën në pushtet në shumicën e vendeve perëndimore.

Duke hyrë më në detaje, studiuesit thonë se lajmi i rremë është publikuar nga “mbështetësit e Donald Trump” dhe më pas rishpërndarë nga konservatorë të tjerë në SHBA.

Ikona e klounit përdoret shpesh në komunikimet në rrjet për të vënë në lojë të tjerët, por nuk konsiderohet si një simbol urrejtjeje.

Vëmendja e gjerë që mori zhvillimi tregon se njerëzit mund të gëzohen ose zemërohet në masë pa e kontrolluar nëse historia është e vërtetë apo jo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco