Historiani dhe studiuesi princ Michel de Grèce shkruan për Bubulinën

Historiani dhe studiuesi princ Michel de Grèce shkruan për Bubulinën

13:27, 22/05/2024
A+ Aa A-

Bubulina: Unë nëna ime, babai im, në fakt, ishim grekë pa qenë të tillë - por jo grekë në gjak. Në fakt, jam arvanitas, shqiptar...

"Mamaja më mori në krahë dhe u larguam. Nuk shkuam larg. Me mendjen e saj, ajo vendosi të shkonim në ishullin fqinj të Hidrës, por edhe rivalin e tij, kundërshtarin e papajtueshëm Spetsai. Ajo ishte e idesë se armiqtë tanë nuk mund të silleshin më keq se miqtë tanë. Të paktën, në Spetsai, ne flisnim arvanitika, dmth shqip, gjuhën tonë. Unë, nëna ime, babai im ishim grekë pa qenë të tillë. Grekë në zemër, në besim, në ideale, natyrisht, grekë në sakrifica duke qenë se dhamë jetën për Greqinë, por jo grekë në gjak. Unë në fakt jam arvanitase, shqiptare. Raca jonë, që nga kohërat më të hershme ka ekzistuar, ka pasur emra të ndryshëm. A jemi pellazgë, ilirë? A rrjedh gjuha jonë nga sanskritishtja, siç thonë dijetarët? Di vetëm që kemi ardhur në Ballkan para mijëra vjetësh dhe jemi përhapur në koloni në të gjithë Greqinë. Hidra është shqiptare, Spetsai është shqiptar.

_________________________

Titulli: La Bouboulina (kopertina e librit, foto 1)

Autori: Michel, prince de Grèce (foto 2)

Botuesi: Ed. de la Seine, Paris, 2002

Bouboulina (1959): Rolin e Laskarina Bouboulina e ka luajtur aktorja e klasit botëror me origjinë shqiptare, Irene Leleku Papas (foto 3)

Image

 

Image

Image

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco