Sulmet me raketa, Zelenskiy me video nga Kievi: Qendroni në vendstrehime, dy janë shenjestrat e rusëve

Sulmet me raketa, Zelenskiy me video nga Kievi: Qendroni në vendstrehime, dy janë shenjestrat e rusëve

09:58, 10/10/2022
A+ Aa A-

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, ka reaguar dy herë pas serisë së sulmeve ruse me raketa, mëngjesin e sotëm, në qytetet ukrainase. Ai ka postuar fillimisht në Telegram këto radhë:

"Ata po përpiqen të na shkatërrojnë dhe të na zhdukin nga faqja e dheut. Të shkatërrojnë njerëzit tanë që po flinin në shtëpi në Zaporizhzhia. Të vrasin njerëzit që po shkonin për në punë në Dnipro dhe Kiev. Alarmi ajror nuk resht në të gjithë Ukrainën. Ka raketa që godasin. Fatkeqësisht ka të vdekur dhe të plagosur. Ju lutemi mos dilni nga vendstrehimet. Kujdesuni për veten dhe të dashurit tuaj! Le të mbahemi dhe të qendrojmë të fortë."

Mesazhi u shoqërua me një videoklip që tregon pasojat e sulmeve në Kiev, ku duken makina të shkatërruara, ndërtesa me xhama të thyer dhe zjarre që digjen në rrugë.

Por, më pas Zelenski doli nga godina qeveritare ku qendronte dhe foli nga sheshi mes institucioneve në Kiev duke e mbajtur vetë kameran në mesazhin drejtuar popullit:

"Mëngjes i vështirë, - tha ai. -  Kemi të bëjmë me terroristë. Dhjetra raketa, "Shahids" iraniane. Ata kanë dy objektiva:

Së pari, objektet energjetike në të gjithë vendin, në rajonin e Kievit dhe rajonet e Khmelnytsky, Lviv dhe Dnipro, Vinnytsia; rajonet Frankiv, Zaporizhzhia; rajonin Sumy, rajonini Kharkiv, Zhytormyr, Kirovohrad në jug. Ata duan panik dhe kaos, duan të shkatërrojnë sistemin tonë energjetik. Ata janë të pashpresë.

Objektivi i dytë janë njerëzit. Një kohë e tillë dhe objektiva të tillë u zgjodhën posaçërisht për të shkaktuar sa më shumë dëme.

Qëndroni në vendstrehime sot. Ndiqni gjithmonë rregullat e sigurisë. Dhe mbani mend gjithmonë: Ukraina ishte para se të shfaqej ky armik, Ukraina do të vazhdojë të jetë pas tij."

FOTO/ Policia e Kievit: Të paktën 5 të vrarë dhe 12 të plagosur nga sulmet e mëngjesit

VIDEO/ Ndodhej në Kiev gjatë sulmit me raketa, Komisioneri i BE dërgohet në vendstrehim

VIDEO/ Kievi sulmohet me raketa, të vrarë dhe të plagosur në kryeqytetin e Ukrainës

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco