Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

VIDEO/ Kievi sulmohet me raketa, të vrarë dhe të plagosur në kryeqytetin e Ukrainës

VIDEO/ Kievi sulmohet me raketa, të vrarë dhe të plagosur në kryeqytetin e Ukrainës

08:25, 10/10/2022
A+ Aa A-

Dy shpërthime tronditën Kievin herët të hënën pas disa muajsh qetësie relative në kryeqytetin ukrainas.

Kryetari i bashkisë së Kievit Vitalii Klitchko raportoi shpërthime në lagjen Shevchenko të qytetit, një zonë e madhe në qendër të Kievit që përfshin qytetin e vjetër historik si dhe disa zyra qeveritare.

Lesia Vasylenko, një deputete e parlamentit të Ukrainës, postoi një foto në Twitter duke treguar se të paktën një shpërthim ndodhi pranë ndërtesës kryesore të Universitetit Kombëtar të Kievit në qendër të Kievit.

Zëdhënësi i Shërbimit Emergjent në Kiev tha për AP se ka të vrarë dhe të plagosur. Ekipet e shpëtimit tani janë duke punuar në lokacione të ndryshme, tha Svitlana Vodolaga.

Ende nuk dihet numri i viktimave.

Shpërthimet u dëgjuan nga gazetarët e AP dhe dukej se ishin rezultat i sulmeve me raketa. Gjithashtu të hënën në mëngjes, gazetarët e Associated Press raportuan se kishin dëgjuar shpërthime në qendër të qytetit Dnipro.

Luftimet e fundit janë fokusuar në rajonet në veri të Krimesë, duke përfshirë Zaporizhzhia, ku gjashtë raketa u lëshuan gjatë natës të shtunën nga zonat e pushtuara nga Rusia të rajonit Zaporizhzhia.

Presidenti rus Vladimir Putin të dielën e quajti sulmin që dëmtoi urën e madhe që lidh Rusinë me territorin e saj të aneksuar të Krimesë "një akt terrorist" të organizuar nga shërbimet speciale ukrainase.

 

 

 

Aktualisht ka raportime për shpërthime në disa qytete anembanë Ukrainës, me Kiev, Zhytomyr, Khmelnitsky, Dnipro dhe Ternopil të përmendur si objektiva në mediat sociale dhe kanalet Telegram.

Një videoklip që qarkullon duket se tregon dëme në ndërtesat civile në Dnipro. Ka gjithashtu raporte të pakonfirmuara për shpërthime në Lviv. Nëse do të ishte kështu, kjo shënon një rritje të konsiderueshme të sulmeve ruse në qytetet larg vijës së frontit në lindjen e okupuar të Ukrainës.

Një nga korrespondentët e Guardian, Peter Beaumont, thotë se katër raketa janë hedhur në Kiev këtë mëngjes, me "disa të ndalura".

Image

Image

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco