‘U vranë se ishin lesbike’, digjen të gjalla 3 gra në Buenos Aires

‘U vranë se ishin lesbike’, digjen të gjalla 3 gra në Buenos Aires

17:05, 17/05/2024
A+ Aa A-

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Argjentinë, ku 3 gra janë djegur të gjalla në dhomën ku jetonin, ndërsa një e katërt është në gjendje të rëndë.

Sipas mediave, viktimat janë të moshës 42, 49 dhe 52 vjeç. Sipas hetimeve, një 67-vjeçar hodhi një koktej molotovi brenda dhomës së hotelit familjar ku jetonin dy çiftet.

Hetimet fillimisht çuan në hipotezën e zjarrit të shkaktuar nga një sobë me defekt, por me kalimin e orëve doli në pah një tjetër e vërtetë e mundshme: një  urrejtje dhe krim gjinor.

I dyshuari është një fqinj me të cilin dyshohet se katër gratë kanë pasur debate të shpeshta. Ai, u përpoq të priste fytin përpara se të arrestohej.

Komuniteti LGBT në Argjentinë ka reaguar duke e konsideruar një nga krimet më të çuditshme të urrejtjes së viteve të fundit dhe duke akuzuar shtetin si bashkëpunëtor.

‘Është një lezbicid dhe shteti është bashkëpunëtor pasi në atë që konsiderohej si kombi më progresiv në Amerikën e Jugut, klima armiqësore ndaj komunitetit LGBTQIA+ dhe pakicave të tjera tani duket të jetë më e përhapur se kurrë, veçanërisht pas zgjedhjes së Javier Milei’.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco