Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

08:52, 18/05/2024
A+ Aa A-

Netanyahu zotohet t’i kthejë të gjithë trupat izraelitë, gjallë a vdekur

Image

Benjamin Netanyahu, kryeministri i Izraelit, u shpreh se është i përkushtuar që të kthejë pengjet e rrëmbyera nga Hamasi më 7 tetor 2023, qofshin gjallë a vdekur. Njoftimi i tij vjen pasi forcat izraelite kishin gjetur trupat e tre pengjeve të rrëmbyer gjatë ditës së djeshme.

Kryeministri u shpreh se ishte i pikëlluar për familjet e të ndjerëve: “Unë dhe ime shoqe, Sarah, jemi të pikëlluar me familjet. Ne do t’i kthejmë të gjithë pengjet, të gjallët dhe të vdekurit. Përgëzoj forcat tona guximtare, që sollën në shtëpi djemtë dhe vajzat tona”, u shpreh ai.

Teksas/ Stuhitë e fuqishme shkaktojnë viktima

Image

Stuhitë e furishme në Texas kanë shkaktuar 4 viktima, si dhe kanë ndërprerë energjinë elektrike për rreth 1 milion banesa e biznese. Stuhitë, me erërat 100 mph, krahasohen me uraganin Ike dhe kanë shkaktuar shumë dëme në qendër të qytetit.

Dy prej vdekjeve u shkaktuan nga pemët e rrëzuara. Në zonën e Hjuston, semaforët kanë dalë jashtë funksioni, si dhe banorët janë paralajmëruar që të mos dalin nga shtëpia dhe sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, stuhitë do të zgjasin deri në mbrëmje.

Kili/ Vendi përballet me të ftohtin më të egër në 70 vjetët e fundit

Image

Kili po përballet me të ftohtin më intensiv në 7 dekadat e fundit, i cili është shkaktuar nga moti dimëror. “Që nga viti 1950, pra në 74 vitet e fundit, nuk kemi pasur një valë kaq të ftohtë dhe intensive si ky maj, prandaj jemi në prag të valës më të gjatë të ftohtë të vjeshtës që nuk është regjistruar në kryeqytet, të paktën që nga viti 1950″, u shpreh një klimatolog.

Instituti Meteorologjik parashikoi në ditën e enjte një temperaturë minimale prej 1 gradë Celsius në rajonin qendror të Santiagos. Ndryshimi i befasishëm i klimës ndodhi pak pas përfundimit të vapës së verës.

SHBA thotë se porti në Gaza është vendosur në funksion

Image

SHBA raportoi se kamionë të tërë me ndihma humanitare kanë kaluar për herë të parë në portin e improvizuar në Gaza. Porti i ri është ndërtuar nga SHBA në territorin e rrethuar, pasi Izraeli ka limituar kalimet e ndihmave nga kufijtë tokësorë.

Zyrtarët ushtarakë të SHBA u shprehën se priten që të kalojnë deri në 150 kamionë me ndihma, ndërsa Izraeli vijon luftën në Rafah, për të shkatërruar Hamasin. SHBA theksoi se projekti i portit nuk mund të konsiderohet si një zëvendësim për ndihmat që vijnë nga kufijtë tokësorë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco