Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Ogerta Manastirliu nën hetim penal nga SPAK

VIDEO/ Iranianët në festë pas vdekjes së presidentit të tyre, nuk mungojnë fishekzjarrët dhe dollitë

VIDEO/ Iranianët në festë pas vdekjes së presidentit të tyre, nuk mungojnë fishekzjarrët dhe dollitë

19:06, 20/05/2024
A+ Aa A-

Udhëheqësi suprem i Iranit , Ali Khamenei, ka deklaruar se vendi do të mbajë pesë ditë zie pas vdekjes së presidentit Ebrahim Raisi pas rrëzimit të helikopterit me të cilin ai po udhëtonte.

Megjithatë, shumë iranianë duket se po e festojnë vdekjen e papritur të presidentit, i cili njihej si lider diktatorial dhe tepër brutal.

Vajzat e Minoo Majidi, një gruaje iraniane 62-vjeçare e cila ishte një nga qindra personat e vrarë nga gjatë protestave mbarëkombëtare pas vdekjes së Mahsa Amini në shtator 2022, ndanë një video në mediat sociale duke ngritur një gotë për vdekjen e presidentit. Ai klip u ndoq me shpejtësi nga dy gra të tjera iraniane, Mersedeh Shahinkar dhe Sima Moradbeigi, duke kërcyer dhe buzëqeshur në përgjigje të lajmit se helikopteri i Raisit ishte zhytur në mal. Shahinkar mbeti e verbër gjatë protestave dhe Moradbeigi humbi krahun nga dhuna e policisë iraniane.

Një mori videosh të tjera të shpërndara në mediat sociale tregonin njerëz duke ndezur fishekzjarre në rrugët e Teheranit për të festuar, megjithëse këto video ende nuk janë verifikuar. Një person u shfaq duke duke valëvitur flamurin historik të Iranit me një luan të artë në qendër të tij në Lodnër, në shenjë proteste kundër regjimit të Teheranit.

Megjithatë, jo të gjithë iranianët e festuan lajmin. Qindra dolën në rrugët e Teheranit sot, të veshur me të zeza dhe duke mbajtur fotografi të Raisit. Shumë prej tyre dukeshin dukshëm të shqetësuar për lajmin e vdekjes së presidentit të tyre. Ndërkohë në Moskë, gra të veshura gjithashtu me të zeza, u fotografuan duke vendosur trëndafila të kuq në muret e ambasadës iraniane në kryeqytetin rus.

Raisi, i cili u bë president i Iranit në vitin 2021, shihej gjerësisht si një vasal i regjimit dhe mbështetës i liderit suprem Ali Khamenei.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco