Vdekja e presidentit iranian në aksident ajror, SHBA: Ne nuk mund të spekulojmë për shkakun e rrëzimit të helikopterit

Vdekja e presidentit iranian në aksident ajror, SHBA: Ne nuk mund të spekulojmë për shkakun e rrëzimit të helikopterit

20:36, 20/05/2024
A+ Aa A-

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se “nuk mund të spekulojnë” për shkakun e rrëzimit të helikopterit që vrau presidentin e Iranit, Ebrahim Raisi.

 Sekretari amerikan i mbrojtjes Lloyd Austin tha se, ai nuk kishte njohuri për shkakun e rrëzimit dhe se ai nuk sheh domosdoshmërisht ndonjë ndikim më të gjerë në sigurinë rajonale.

“Nuk mund të spekuloj se cili mund të ketë qenë shkaku”, u tha Austin gazetarëve.

Ndërkohë, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Matthew Miller tha: “Ndërsa Irani zgjedh një president të ri, ne riafirmojmë mbështetjen tonë për popullin iranian dhe luftën e tij për të drejtat e njeriut dhe liritë themelore”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco