Moska nuk fsheh synimet, kërcënon hapur Ukrainën: Zelensky është objektiv legjitim ushtarak!

Moska nuk fsheh synimet, kërcënon hapur Ukrainën: Zelensky është objektiv legjitim ushtarak!

22:41, 20/05/2024
A+ Aa A-

“Presidenti ukrainas, Zelensky, si udhëheqës i një “regjimi politik armiqësor” në luftë me Rusinë, është një objektiv legjitim ushtarak”, ka paralajmëruar Dmitry Medvedev, kreu i Këshillit të Sigurimit të vendit.

 “Për Rusinë, humbja përfundimtare e legjitimitetit nga pseudo-presidenti i ish-Ukrainës nuk do të ndryshojë asgjë,” u shpreh ish-presidenti rus.

Medvedev e quajti Zelenskyn një “kriminel lufte”, i cili duhet të kapet dhe të sillet para drejtësisë ose “të likuidohet si terrorist” për “krimet e tij”.

Në fillim të këtij muaji, Zelensky u shfaq në listën e të kërkuarve të Ministrisë së Brendshme ruse. Megjithatë, nuk ka të dhëna për procedimin penal ndaj tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco