VIDEO/ Ndodhej në Kiev gjatë sulmit me raketa, Komisioneri i BE dërgohet në vendstrehim

VIDEO/ Ndodhej në Kiev gjatë sulmit me raketa, Komisioneri i BE dërgohet në vendstrehim

09:15, 10/10/2022
A+ Aa A-

Shpërthime tronditën shumë qytete në mbarë Ukrainën të hënën në mëngjes, duke përfshirë Kievin, të cilat vijnë pas muajve të qetësisë relative në kryeqytet.

Mediat ukrainase raportuan shpërthime në një numër vendesh të tjera, duke përfshirë qytetin perëndimor të Lviv, që ka qenë një strehë për shumë njerëz që ikin nga luftimet në lindje; si dhe Ternopil, Khmelnytskyi, Zhytomyr dhe Kropyvnytskyi.

Kryetari i bashkisë së Kievit Vitalii Klitchko raportoi shpërthime në lagjen Shevchenko të qytetit, një zonë e madhe në qendër të Kievit që përfshin qytetin e vjetër historik si dhe disa zyra qeveritare.

Komisioneri i BE-së për Drejtësinë, politikani belg Didier Reynders, aktualisht është duke vizituar Kievin dhe thotë se ai u dërgua në bodrumin e hotelit të tij nga personeli i sigurisë kur u dëgjuan shpërthimet. Ai shkroi në Twitter: "Një seri shpërthimesh në qendër të qytetit Kiev këtë mëngjes. Falë reagimit të shpejtë të personelit të sigurisë, unë dhe ekipi im u zhvendosëm me shpejtësi në bodrumin e hotelit. Jemi të sigurt dhe presim evoluimin e situatës në Ukrainë."

Lesia Vasylenko, një anëtare e parlamentit të Ukrainës, postoi një foto në Twitter duke treguar se të paktën një shpërthim ndodhi pranë ndërtesës kryesore të Universitetit Kombëtar të Kievit në qendër të Kievit.

Zëdhënësi i Shërbimit të Emergjencave në Kiev tha se ka të vdekur dhe të plagosur. Ekipet e shpëtimit tani janë duke punuar në lokacione të ndryshme, tha Svitlana Vodolaga.

Ende nuk dihet numri i viktimave, megjithëse presidenti Zelenskyy shkroi në kanalin e tij Telegram se "si pasojë e sulmit me raketa në Kiev, ka të vdekur dhe të plagosur. Bëhet fjalë për civilë që lëviznin nëpër qytet me makinat e tyre".

Në Kiev, këshilltari presidencial Mikhail Podolyak i quajti sulmet "sulme të qëllimshme".

"Rusia nuk është në gjendje të luftojë në fushën e betejës, por e aftë për të vrarë civilë. Në vend që të flasim, ne kemi nevojë për mbrojtje ajrore, MLRS, predha me rreze më të gjatë," tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco