Lajmi i fundit

Avokat Sokol Mëngjesi ende në intubim, mjekët shtyjnë zgjimin nga koma

Sulmohet Bregu Perëndimor, raportohet për 7 të vdekur

Sulmohet Bregu Perëndimor, raportohet për 7 të vdekur

10:14, 21/05/2024
A+ Aa A-

Autoriteti Palestinez njoftoi mëngjesin e sotëm se shtatë persona u vranë si pasojë e sulmeve izraelite në Jenin, në pjesën veriore të Bregut Perëndimor të pushtuar.

“Shtatë të vdekur dhe nëntë të plagosur nga plumbat izraelitë në Jenin, duke përfshirë dy të plagosur në gjendje të rëndë”, tha Ministria e Shëndetësisë palestineze.

Mes palestinezëve të vdekur ishte edhe një kirurg, tha drejtori i spitalit qeveritar të Jeninit, duke shpjeguar se ai u vra pranë vendit të spitalit.

Nga ana e saj, ushtria izraelite vuri në dukje se forcat e saj “filluan një operacion anti-terrorist në Jenin dhe sulmuan militantët në zonë”.

Dhuna në Bregun Perëndimor është përshkallëzuar për dy vjet dhe është përkeqësuar pas sulmit të përgjakshëm të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor dhe fillimit të luftës në Rripin e Gazës.

Në total, që nga shpërthimi i luftës, të paktën 509 palestinezë janë vrarë në Bregun Perëndimor nga forcat izraelite ose kolonët hebrenj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco