Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Ja sa miliardë euro vlen për Shqipërinë, fitorja e Anxhela Merkel

Ja sa miliardë euro vlen për Shqipërinë, fitorja e Anxhela Merkel

13:31, 25/09/2017
A+ Aa A-

Me fitoren e ditës së diel, Angela Merkel ka thyer një rekord të ri në Europë, duke fituar një mandat të katërt dhe duke i dhënë shansin vetes që të qeverisë ekonominë më të madhe të Europës për plot 16 vite.

Kancelarja mban të njëjtin pozicion që prej vitit 2005. Shifrat tregojnë se, Merkel në krye të ekzekutiv gjerman nuk është një lajm i mirë vetëm për ekonominë gjermane, në rritje konstante gjatë këtyre viteve, por edhe për Shqipërinë, raporton Scan.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, tregtia mes Shqipërisë dhe Gjermanisë që prej vitit 2005 ka qenë në rritje konstante, gjë që vihet re edhe nga ky grafik. Trendi është thuajse i pandryshuar çdo vit, me përjashtime shumë të vogla, si për importet ashtu edhe për eksportet.

Në total, që prej vitit 2005, e deri në fund të vitit 2016, Shqipëria ka eksportuar mallra në një vlerë prej 62 miliardë lekë drejt Gjermanisë dhe ka importuar mallra për një vlerë prej 350 miliardë lekë.

Në total, tregtia mes dy shteteve gjatë epokës Merkel kalon shifrën e 3 miliardë eurove. Të dhënat tregojnë se, tregtia mes dy vendeve ka prekur nivele të reja maksimale gjatë 2016-ës, me importet në thuajse 55 miliardë lekë.

Kjo ka bërë që, Gjermania ti zërë vendin Greqisë si partneri i dytë më i madh tregtar me vendin tonë. Gjatë 2016 Shqipëria importoi nga Gjermania mallra në rreth 55 miliardë euro, ndërkohë që nga Greqia vetëm 45 miliardë.

Në 2015 ndërkohë, importonte 36 miliard euro mallra nga Gjermania dhe 42 nga Greqia.  I njëjti trend konfirmohet edhe nga të dhënat më të fundit që i referohen tetëmujorit të parë të këtij viti.

Shifrat tregojnë se, me shumë gjasa, Gjermania do ta ruajë vendin e dytë edhe për këtë vit, e nëse i referohemi edhe trendit të viteve të fundit, këtë pozicion do ta mbajë edhe për shumë gjatë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku26/09/2017 00:26

Çfarë lidhje ka fitorja e Merkel me bilancin e miliardave të tregëtisë me Gjermaninë? Tek e fundit a nuk është me shenjë negative (goxha) në disfavor tonin. Fitorja e katërt rradhas i Merkel i jep "moral" erdoganëve, putinëve, edramëve, kimjongve, kastrove & co që t? mos shkulen nga pushteti deri në vdekje, bile edhe më pas.

Shto koment

Denonco